PD e LSI, do ndryshojnë reformën/ Angazhohen se do zhbëjnë të gjithë ndryshimet pas 2016

02/03/2021 15:15

Në 5 vite është ndërhyrë shpesh herë në reformën në drejtësi, në të shumtat e rasteve pa konsensus  politik.

Së fundmi mazhoranca socialiste po bën edhe 8 ndryshime në ligjet e kësaj reforme. Por,  aleanca PD-LSI paralajmërojnë  ndërhyrje të re sërish nëse vijnë në pushtet për ta rikthyer reformën në pikën sic është miratuar me140 vota në Parlament në korrik të 2016. Më e prerë Partia Demokratike duket për reformën administrative territorial,  të cilën synon ta ndryshojë tërësisht  kur të vijë në pushtet.

Reformat në Shqipëri janë shoqëruar me debate, por ajo në drejtësi ka prodhuar përplasje të forta që nga nisja e deri tek zbatimi i saj. Para zgjedhjeve socialistët kanë vendosur të  korrigjojnë reformën në drejtësi me argumentin e lehtësimit të punës së sistemit gjyqësor, i cili është i mbingarkuar për shkak të vakancave të krijuara nga Vettingu.

Mazhoranca kërkon të ndryshojë mënyrën e zgjedhjes së  gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese që i propozon Gjykata e Lartë duke propozuar që  të ulet  kuorumi i nevojshëm i anëtarëve të Gjykatës së Lartë nga 15 në 10 për shqyrtimin e kandidaturave  të saj për në Kushtetuese.

Gjykata e Lartë synohet të lehtësohet nga volume i  dosjeve duke  i hapur rrugë vënies në lëvizje të saj edhe me 1 gjyqtar. Ndërkohë, sipas ndryshimeve, SPAK pritet të shqyrtojë vetëm rastet e korrupsionit  të zyrtarëve kur  vlera ryshfetit është më e lartë se mbi 50.000 lekë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA