Pamjet e frikshme të shpërthimit të bombës 1000kg të Luftës II Botërore në mes të qytezës britanike (foto-video)

02/03/2021 18:51

Qindra banorë të Exeter në jug të Britanisë, po prisnin sonte të ktheheshin në shtëpitë e tyre, pas shpërthimit të frikshëm megjithse të kontrolluar, të një bombe të kohës së Luftës së Dytë Botërore.

Mjeti ishte një bombë Hermann 1,000kg që përdorej nga nazistët, dhe ishte zbuluar në një impjant ndërtimi të premten, pranë universitetit të Exeter.

Zona e rrezikut u zgjerua nga 100-metra të izolimit fillestar në 400 metra, me kërkesë të grupit të xhenierëve të ushtrisë, duke përfshirë rezidentët e 2,600 shtëpive në rrugën Glenthorne Road, si dhe 1,400 studentë universiteti që u evakuan të gjithë.

Bomba u shpërthye të shtunën dhe zhurma ishte dëgjuar nga disa kilometra larg.

Dr Todd Gray, historian i universitetit vendas, tha se me shumë gjasa bomba është lëshuar nga avionët e Luftwaffe në prill ose maj 1942, në serinë e sulmeve të njohura si Baedeker.

Ai tha: “Ishin në total 19 sulme ajrore mbi qytet në pranverën e 1942 të cilat shkaktuan dëme të pallogaritshme dhe humbje jete. Sulmi blic mbi Exeter ishte më i rëndi në rajon që prej atij të Vikingëve në 1003. 300 banorë u vranë dhe 1,734 ndërtesa u shkatërruan. Rreth 100 bomba u lëshuan mbi Exeter nga të cilat 30 nuk kanë shpërthyer. Luftwaffe kishte si objektiv hekurudhën në Exeter”.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA