Halim Kosova në Open: Më vjen ta marr në telefon Ramën, t’i them ma lër mua këtë punë, do e ndryshoj për 2 javë

02/03/2021 21:42

Mjeku njëkohësisht edhe ish-deputet i PD-së, Halim Kosova i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Open foli për gjendjen e vendit nën kthetrat e pandemisë së covid që po përballet çdo ditë.

Ai la të nënkuptuar se mund të bashkëpunonte me kryeministrin Edi Rama në përballimin e situatës duke thënë se i shkon shpesh herë në mendje që ta marrë në telefon.

“Unë nuk jam njeri që kthehem mbrapa. Më vjen që ta marr në telefon e t’i them Ramës ma lër mua këtë punë e do e ndryshoj për 2 javë. Në Tiranë janë ndarë nga jeta 38 vetë. ‘Vuante nga zemra po e kapi edhe covidi‘ më tha”, tha Kosova.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA