Do të prehen në fshatin Gryksh të Peqinit, familja Kola hap dyert për ceremoninë mortore të katër anëtarëve që vdiqën tragjikisht në Itali Në të 11 mbledhje të Këshillit të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, ndryshe nga herët e shkuara me përfaqësim në rang ministri, kryeministri Edi Rama zgjodhi të shkojë vetë.
Top Channel ka mësuar se gjatë diskutimeve në këshill Josep Borell zëvendës president i Komisionit Europian dhe komisioneri për zgjerimin Olivér VÁRHELYI, janë shprehur se praktikisht Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe se tani do të duhet të hapet konferenca ndërqeveritare.
Në ora 14:00 pritet dalja në konferencë shtypi e Kryeministrit Edi Rama me Josep Borell zëvendës president i Komisionit Europian nga ku do të bëhen publike konkluzionet e mbledhjes të Këshillit të Stabilizim Asocimit.
Në Bruksel, kryeministri Edi Rama shoqërohet nga Olta Xhaçka, ministre për Europën dhe Punët e jashtme si dhe kreu grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili në një postim në Facebook thotë se: “Lajme shumë të mira kemi sot”.
Top Channel