Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 234 raste të tjera me COVID-19 dhe 7 viktima.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 103.020, ndërsa numri i të vdekurve në 3.144.
Institucionet shëndetësore tregojnë se 274 pacientë të tjerë janë shëruar, duke e çuar në gjithsej 91.507 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar të cilët paraprakisht ishin të prekur nga koronavirusi.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer gjithsej 523.726 teste për COVID-19, përfshirë 1.208 teste të kryera brenda ditës së fundit.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 8.369.
Top Channel