Kërcënimeve të Berishës e Metës për destabilizim, Veliaj i kujton prezencën e trupave amerikane në Tiranë

01/03/2021 17:09

Kreu i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ishte sot i ftuari i radhës në Top Talk, i cili duke komentuar marrëveshjen e firmosur sot nga Kryemadhi dhe Basha, tha se opozita, ndonëse nga njëra anë çirret kundër kullave, në anën tjetër zgjodhi pikërisht një kullë për të “celebruar” koalicionin e saj.

Ndërsa tha se shqiptarët duan një alternativë serioze, Veliaj komentoi edhe deklaratat e fundit që presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë bërë në rast se zgjedhjet nuk rezultojnë në fitore të opozitës.

Berisha thotë që do ketë një 20 shkurt të dytë nëse do preket vota, ndërsa Meta përmendi 2 marsin e vitit të kaluar. E për të gjitha këto deklarata të tyre, Veliaj përmendi, “rastësinë fatlume të 26 prillit, atë të mbërritjes së forcave amerikane në Tiranë”.

“ Më 26 prill nuk ndodh asgjë, do numërohen votat PS do të fitojë siç po tregojnë dhe sondazhet, e vetmja gjë e dytë e shënuar në datë 26 prill është ardhja e forcave amerikane në Tiranë do të ketë një stërvitje e cila quhet defender 2021.

Tirana do të jetë një kamp i madh stërvitor për miqtë e NATO-s dhe ata amerikanët. Dyshoj se secili prej këtyre fosileve do të krijojë dot trazira me mijëra trupa amerikane në Tiranë, është një rastësi fatlume duke pasur parasysh se sa të vështirë janë këta dy persona kur humbasin. Sa për Saliun dhe Metën ilustron atë që thashë, që ky është një koalicion gjysma gjelash edhe tregon një pakt historik të të vjetrës kundër të resë.

Sa i përket 20 shkurtit, rrëzimi i bustit të Enverit, dua të kujtoj që Sali Berisha këtë vit është ekzaktësisht mosha e Enver Hoxhës, 77 vjeç, Enveri me Saliun morën peng gjeneratën e gjyshërve tanë e prindërve, ndoshta dhe një pjesë të gjeneratës sonë, po do sigurohemi që nuk do marrin peng gjeneratën e fëmijëve tanë dhe besoj që 25 prilli është për të rrëzuar këto monumente të rrënuara”, tha Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA