Kaloi 19 herë mbi dozë, transformimi i madh i vajzës: Jetoja një jetë mizore (FOTO)

01/03/2021 09:36

Një ish-varëse e heroinës, ka zbuluar transformimin e saj të pabesueshëm pasi hoqi dorë nga ajo. Ajo ka kaluar 19 herë mbi dozë dhe ka nisur të konsumojë heroinë kur ishte 15 vjeçe.

Bëhet fjalë për Madison McManus, nga New Jersey. Ishte adoleshente kur u njoh me drogërat e forta nga i dashuri i saj i atëhershëm. E gjatë gjithë kohës pati një rrugëtim të vështirë, derisa arriti që të pastrohej e gjitha.

Tani nëna e një fëmije, po lufton që të fitojë kujdestarinë e vajzës së saj 9-vjeçare. Ajo mbeti shtatzënë kur ishte 18 vjeçe, shkruan “Daily Mail”.

Por për shkak të varësisë së saj të pakontrolluar nga droga, ajo u fut në telashe me ligjin, e si pasojë u detyrua që të hiqte dorë nga e bija. Në moshën 20-vjeçare ajo mbeti edhe pa shtëpi dhe pa familje.

Por me ndihmën e Alkoolistëve Anonimë, Madison arriti që të mundte varësinë e saj ndaj drogës. Tani ajo ka pranë edhe familjen e saj, e cila po e mbështet që të vazhdojë një jetë të pastër.

Madison tashmë është gati që të rrëfejë historinë e saj që të ndihmojë njerëzit e tjerë e t’u thotë se “ka një zgjidhje për këtë sëmundje”.

“Jetoja një jetë mizore dhe sa herë bija të flija lutesha që të mos zgjohesha në mëngjes. Kam menduar shumë se nuk do të arrija që të dilja nga ajo jetë. Por më në fund gjeta një tjetër mënyrë jetese. Është e mundur, ka ndihmë. Kape mundësinë dhe mos e lër të të ikë”, ka thënë ajo.

Madison ka treguar se si ka prishur familjen e saj dhe ka jetuar 6 vite në rrugë. Por pas një arrestimi, ajo ka kuptuar më në fund se duhej të përpiqej që të merrte përsëri kontrollin dhe të kapërcente veset e saj.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA