Berberët dhe parukeritë në Gjermani të cilët janë mbyllur që nga mesi i dhjetorit për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) të hënën do të hapin dyert e dyqaneve të tyre për klientët pas 11 javësh.

Vendimi për të mbyllur berberët dhe parukeritë u miratua në takimin e kancelares gjermane Angela Merkel me kryeministrat e shtetit në 16 dhjetor 2020, pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus.

Në takimin e mbajtur më 11 shkurt, u vendos që berberët dhe parukeritë të mund të vazhdojnë të punojnë nga 1 marsi, si pjesë e zbutjes së masave për shkak të zvogëlimit të numrit të rasteve me koronavirus.

Ky vendim u mirëprit nga berberët dhe parukeritë në të gjithë Gjermaninë.

Top Channel