![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/01/7084a103-9734-43e8-abc0-7e97db0156b6_sd-800x450.jpg)
Kryeministri Edi Rama ka bërë publike pamjet 3D të projektit të hekurudhës së re Tiranë-Rinas-Durrës.
Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë bën me dije se do të nisë puna për ndërtimin e hekurudhës pas finalizimit të punës disavjeçare me Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim.
“Mirëmëngjes, dhe me hekurudhën e re Tiranë-Rinas-Durrës, që më në fund do të nisë nga ndërtimi pas finalizimit të një pune disavjeçare me Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim, ju uroj një javë të mbarë”, shkroi Rama krahas videos së publikuar.
Më parë, Rama ka sqaruar se ndërtimi i hekurudhës së re do të bëjë që drejt qytetit të Durrësit të shkohet për 22 minuta. Më e shkurtër do të jetë rruga edhe për në Rinas, e cila do të bëhet për 12 minuta.
Top Channel