Bulqizë/ Minatori plagoset në punë, pëson fraktura të rënda në këmbë. Pritet të niset drejt Tiranës

01/03/2021 12:09

Një tjetër aksident ka ndodhur paraditen e sotme në një nga minierat e Bulqizës, ku është plagosur një minator duke dëmtuar njërën këmbë.

I plagosuri është dërguar me urgjencë pranë spitalit të Bulqizës ku ka marrë ndihmën e parë. Burime pranë spitalit bëjnë me dije se i plagosuri ka fraktura të rënda, më konkretisht thyerje të këmbës. Pritet që të niset drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar pasi mungojnë mjekët specialistë dhe kirurgë.

Para disa ditësh, një tjetër minator humbi jetën në një nga galeritë private. Ai është minatori Fiqiri Karaj, i cili kishte vetëm pak vjet që e siguronte bukën e gojës nëpër galeritë e nëntokës.

49 vjeçari Fiqiri Karaj ishte kthyer nga emigracioni ne vitin 2014 dhe prej atëherë ndërronte minierat në kërkim të një pune të qëndrueshme deri ditën kur shkelja e rregullave në punë e çoi drejt vdekjes.

Bulqizë/ informacion paraprak

Rreth orës 12.40, duke punuar brenda në një miniere kromi në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës është aksidentuar dhe për pasojë ka mbetur i lënduar shtetasi A. Gj., i cili po transportohet për ndihmë mjekësor në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, po kryen veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA