Një aksident i rëndë është shënuar këtë të hënë në aksin Fier-Kraps.
Mësohet se në automjet tip “Ford”, me targa greke KBN 9690 është përplasur me një automjet tip “Toyota”, me targa AA659 NR.
Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit tip “Toyota” cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Po ashtu, si pasojë e përplasjes mjeti tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave.
Fier/Informacion paraprak
Sot rreth orës 11:55, në aksin rrugor Fier-Kraps, është përplasur mjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin A. K., 27 vjeç, me mjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin P. B.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Toyota” cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Top Channel