SHBA/ Shkon në 72.8 milionë numri i dozave të vaksinës të bërë deri tani

28/02/2021 03:03

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) tha se deri të shtunën në mëngjes në Shtetet e Bashkuara ishin bërë 72’806’180 doza vaksine kundër COVID-it dhe ishin shpërndarë 96’402’290 doza.

Shifrat përfshijnë vaksinat e kompanive Moderna dhe Pfizer/BioNTech të aplikuara deri në orën 6 të shtunën. Si vaksina e Pfizerit ashtu edhe e Modernas kërkon dy doza për imunizim.

Agjencia federale CDC tha se deri të shtunën në mëngjes 48,435,536 persona në Shtetet e Bashkuara kishin bërë të paktën një dozë, ndërsa 23,698,627 persona kishin bërë të dyja dozat. 7,043,540 doza janë bërë në qendra për kujdesjen ndaj të moshuarve dhe personave me probleme serioze shëndetësore, tha agjencia.

Ritmet e vaksinimit pritet të përshpejtohen me miratimin e pritshëm të një vaksine të tretë që ofron imunizim vetëm me një dozë.

Top Channel