Një nga ndeshjet më interesante në kalendarin e La Ligas spanjolle, do të zhvillohet në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan”,  ku Sevilla pret Barcelonën në kuadër të xhiros së 25-të.

Vetëm dy pikë është diferenca mes dy ekipeve në tabelë, ku Barcelona aktualisht zë pozitën e tretë, ndërsa Sevilla është e katërta.

Sevilla do të përballet në dy ndeshje radhazi me “Blaugranët”, pasi që ata do të luajnë kundër skuadrës së Ronald Koeman në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së tyre në “Copa del Rey”, javën e ardhshme, ku e mbajnë një avantazh 2-0 nga ndeshja e parë në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan”.

Në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, Sevilla ka regjistruar pesë fitore dhe vetëm një humbje, ndërsa Barcelona në gjashtë xhirot e fundit ka tre fitore, dy humbje dhe një barazim.

Lopetegui nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e sulmuesit Lucas Ocampos dhe të Marcus Acuna, pasi që të dy janë të lënduar.

Në anën tjetër, për skuadrën e Koeman nuk do të paraqiten Sergi Roberto, Ansu Fati, Ronald Araujo dhe Philippe Coutinho.

Të dy trajnerët pritet të zgjedhin lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion, dhe formacionet e mundshme pritet të jenë këto si më poshtë.

Sevilla (4-3-3): Bounou; Navas, Kounde, Carlos, Rekik; Jordan, Fernando, Rakitic; Suso, En-Nesyri, Munir

Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Dest, Pique, Lenglet, Alba; De Jong, Busquets, Pedri; Griezmann, Messi, Dembele

16:15 Sevilla (4) – Barcelona (3) (Stadiumi Ramon Sanchez Pizjuan)

Top Channel