Rikthehet basketbolli/ Luhet ndeshja e parë pas një viti ndërprerje për shkak të pandemisë

27/02/2021 20:15

Më 9 mars 2020 u ndërpre kampionati i basketbollit për te mos filluar më deri sot, pas 355 ditësh u rikthyen skuadrat në parket për te vazhduar kampionatin.

Do te luhet çdo 4 ditë për te gjetur ritmin dhe për te rikuperuar kohën e humbur, megjithëse më e rëndësishme është qe tashmë edhe basketbolli po përpiqet ti rikthehet normalitetit.

Do te jenë gjithsej 12 skuadra, te cilat do te marrin pjesë te ndara ne 2 kategori me nga 6 ekipe për meshkuj por edhe 8 ekipe për femra. Këto ishin mundësitë e tyre për organizimin ne kohë rekord përgatiten qe nga momenti kur ministria lejoi rikthimin zyrtar ne stërvitje ekipeve.

Sigurisht periudha pandemike e ka bërë te pamundur përgatitjen e skuadrave ne nivel maksimal sepse mungojnë lojtaret e huaj, por gjithsesi me rëndësi ka qe edhe ky sport me aktivitetin e tij, po përpiqet te argëtojë dhe ti largojë sadopak mendjen sportistëve nga kjo periudhë e errët globale.

Top Channel