Piktori dhe skulptori lezhjan/ Në qendër kulturore përgatit si pedagog dhjetëra nxënës

27/02/2021 19:53

Ymer Mataliaj është një emër qe te gjithë e njohin ne Lezhe, pasi ai prej shume vitesh është pjese e galerisë se arteve, një skulptor e piktor shume i njohur. 

Ka mbaruar liceun artistik “Jordan Misja” dhe çdo gjë e lidh me pasionin dhe punën. 

Ai ka një aktivitet të pasur krijues dhe artistik. Është autor i shumë veprave në skulpturë, pikturë, vizatime, si dhe ka kuruar dhe organizuar me dhjetëra ekspozita personale e kolektive të autorëve të ndryshëm, lezhjan por jo vetëm.

Në afro tre dekada krijimtari, numri i veprave të realizuara në gjini të ndryshme, nga skulptori dhe piktori Ymer Metaliaj, është tepër i madh.

Është pedagog i vizatimit e pikturës, në Qendrën Kulturore të Fëmijëve, ku dhjetëra nxënës të përgatitur prej tij, kanë fituar konkurset dhe vazhdojnë dhe kanë përfunduar studimet e mesme dhe të larta në shkolla artistike.

Top Channel