Lëvizja Vetëvendosje, fituesja e zgjedhjeve te 14 shkurtit, thotë se nuk pret probleme për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Partia e Albin Kurtit shprehet e bindur se subjektet tjera parlamentare nuk do të bëhen pengesë për formimin e institucioneve. Por PDK-ja thote se do t’i japë votën e saj Vjosa Osmanin si presidente. Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu shprehet megjithatë se humbësit e zgjedhjeve (PDK-LDK-AAK), e kanë kuptuar mesazhin e qytetarëve dhe nuk mund të bëhen pengesë për formimin e institucioneve.

Kryeziu: Rezultatet ishin te qarta, ato e treguan shumë hapur kush është fituesi e kush janë humbësit. Prandaj besoj që këta të fundit  e kanë kuptuar edhe rezultatin, edhe nevojën për reformë të brendshme për diskutim që shkakton një reformim të brendshëm. Për këtë besoj  se ata nuk do të paraqesin asnjë pengesë për formimin e institucioneve, pasi sado të tingëllojë paradokse, është për të mirën e tyre.

Vjosa Osmani ka mandat deri më 5 maj të qëndrojë në zyrën e presidentit të vendit si ushtruese e kësaj detyre, ndërsa procedurat për zgjedhjen e kreut të shtetit në Kosovë duhet të fillojnë një muaj më herët, në datën 5 prill.

Top Channel