Icardi tremb me foton me maskë oksigjeni, por sqaron gjithçka

27/02/2021 14:38

Një ditë më parë, Mauro Icardi shpërndau në rrjetet sociale një foto me maskë oksigjeni, duke shqetësuar fansat e tij, megjithatë argjentinasi e zgjidhi misterin këtë të premte, pas pyetjeve këmbëngulëse të ndjekësve të tij.

“Për të gjithë ata që më pyetën, është një dhomë hiperbarike, që unë kam në shtëpi, dhe përdoret për të parandaluar dëmtimet e për të ndihmuar në rikuperimin më të shpejtë nga ndeshjet, seancat stërvitore, etj. Në të, oksigjeni i pastër merret me presion tri herë më të lartë sesa presioni atmosferik”, – shpjegoi  Icardi. Ai njoftoi më pas nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen tjetër të PSG, të shtunën ndaj Dijon, në kuadër të javës së 27-të të Ligue 1:

“Nesër nuk do të jem në lojë për shkak të një problemi në aparatin tretës”.

Edhe braziliani Neymar në gusht të vitit 2020, ndau një fotot të ngjashme, pas një serie ndeshjesh të lodhshme, shoqëruar me mesazhin: “Kujdesu për veten tënde!” Edhe në këtë rast fotoja me maskë oksigjeni bëri bujë, por, në fakt, ishte vetëm një trajtim rutinë për riaftësimin fizik.

Top Channel