Epoka post-Merkel! A do të ndryshojë politika e jashtme gjermane?

27/02/2021 17:15

“Nga një kancelar federal pritet që ai të jetë me përvojë në politikën e jashtme apo atë europiane.”

Kreu i ri i Partisë Kristiandemokrate, CDU, Armin Laschet e tha këtë në një intervistë për Reuters, duke u ngritur më lart  në çështjen e kandidaturës për kancelar nga rivali i tij. Por Markus Söder, kryeministri bavarez dhe kreu i Partisë Kristiansociale, CSU u kundërpërgjigj menjëherë. Ai ka biseduar tre çerek ore me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe ka arritur në përfundimin, se ka “ujdi të mëdha” me të. Në bisedimet, në anglisht, është bërë fjalë për projekte të përbashkëta të aviacionit si për shembull avioni i përbashkët luftarak europian. Që në tetor, Markus Söder ka kërkuar një rol më aktiv të Gjermanisë në politikën e jashtme, thote DW.

Ky është vetëm një shembull, se si aspirantët për postin e kancelarit po pozicionohen ndërkohë në politikën e jashtme, para se të përcaktohet deri në fund të pranverës, se kush do të futet në garën për kancelar nga Unioni CDU/CSU. Laschet ka më shumë përvojë politike europiane, që nga biografia e tij. Ai është rritur në trekëndëshin Gjermani-Belgjikë-Holandë, herët ai zhvilloi vetëdijen se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi europian. Eksperti Thorsten Benner pret megjithatë prej të dy politikanëve pak a shumë vazhdimin e kursit të Merkelit në politikën e jashtme, por sipas tij, me këtë ata shpejt nuk do të shkojnë shumë larg, për shkak të pengesave që do te hasin.

Nga njëra anë, sepse kursi i Merkelit për shkak të kundërshtive nuk mund të vazhdohet më aq thjesht, nga ana tjetër, sepse partnerë të mundshëm koalicioni, (sidomos të Gjelbrit) do të këmbëngulin në drejtim të ndryshimit të politikës së jashtme, si p.sh. në drejtim të Kinës, ku politika një dimensional i jashtme e automobilave e Merkelit e ka dëmtuar Gjermaninë.

Top Channel