Anarki në rrugët e Mianmar/ Përleshje mes kundër-protestuesve në mbështetje të ‘juntës’, Facebook pezullon qeverinë ushtarake (fotot)

27/02/2021 17:12

Dhuna shpërtheu sot në rrugët e Mianmar teksa mbështetës të grushtit ushtarak të shtetit sulmuan protestuesit pro-demokraci që kundërshtojnë atë.

Të paktën një person u qëllua me thikë në përleshjet në qytetin më të madh të vendit, ndërsa disa përdorues lëshonin gurë me llastiqe dhe sende të tjera të forta.

Policia qëndroi në vëzhgim para shpërthimit të përplasjeve dhe më vonë bëri disa arrestime.

Ndërsa Facebook njoftoi se ka përjashtuar nga rrjeti të gjitha lloogaritë e lidhura me qeverinë e re ushtarake të vendit dhe reklamat që sjellin të ardhura për të.

Fotot e videot në mediat sociale tregonin sulmet e dhunshme dhe të plagosurit në qendër të Yangon teksa policia nuk dukej se ndërhynte.

Në një nga videot më të qarkulluara shihet një burrë i goditur me thikë pranë një ndërtese zyrtare.

Trazirat kishin nisur me marshimin e demonstruesve pro-grushtit të shtetit, të cilët u fishkëllyen e ofenduan nga kalimtarët pranë stacionit qendror hekurudhor. Ata më pas kishin reaguar duke qëlluar me gurë e duke u konfrontuar ne protestuesit anti-puç.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel