Raketa-lëshuesja që tmerron pilotët në luftë, ngec në trafikun e rrugëve të akullta ruse (video-foto)

26/02/2021 18:06

Megjithse është quajtur një nga makineritë më të frikshme, me aftësi të rrëzojë avionë e raketa nga qielli, një shofer i ushtrisë ruse aktivizoi jastëkët e ajrit të makinerisë gjigande, pas përlasjes në trafik rrugët e ngrira të Moskës.

Në pamjet e publikuara dje shihej sesi mjeti i parë i autokolones se sistemeve të armatimit iu ngjesh nga prapa një furgoni të policisë ushtarake, i cili më pas përplasi dhe makinën që kishte përpara. Disa mjete të tjera u përfshinë në aksidentin e vogël zinxhir.

Sistemi S-400 është përshkruar si një nga sistemet raketore tokë-ajër më të mirë për momentin dhe disa vende kanë siguruar blerjen e tij nga Moska si Bjellorusia, India e Turqia.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel