Roma dhuron spektakël ndaj Fiorentinës, festival golash në Olimpico dhe vendi i pestë në klasifikim Vllaznia-Tirana veçse është klasikja e futbollit shqiptar është padyshim dhe një nga superndeshjet e kësaj jave të 21-të së Superligës. Të dyja skuadrat vijnë nga momente jo të mira që i duhet kthesa me doemos në këtë takim të së shtunës edhe pse synimet janë të ndryshme.
Tomas Berdaric: Po e presim mirë, jemi përgatitur. E dimë rëndësinë e saj dhe sesi shkodranët me zor e presin. Do hymë në fushë për të marrë tri pikët. Unë e bazoj këtë vendosmëri në sjelljen e skuadrës, te lojtarët e mi. E dimë se në javët e fundit nuk kemi bërë atë që të gjithë kanë pritur. Kemi punuar mirë për të përgatitur ndeshjen e nesërme dhe kam parë ekipin gjatë javës.
Ndërkohë tek Tirana është rikthyer trajneri Shehi i cili kaloi Covidin, por rezultati i fundit me Teutën ka rikthyer dhe një gjendje jo të mirë në ambient.
Orges Shehi: Do të shpresojmë të bëjmë më të mirën me Vllazninë edhe pse po kalojmë një moment të vështirë pas ndeshjes me Teutën.
Ndërsa ish-kapiteni Ilion Lika tregon më tepër rreth përjetimit të kësaj prag ndeshjeje.
Ilion Lika: Ne që veshim këtë fanellë na del gjithmonë si detyrim fitorja.
Ndërkohë kjo javë e Superligës do të ketë edhe disa ndeshje të tjera të rëndësishme të cilat si gjithmonë do të keni mundësinë t’i ndiqni drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb.
Top Channel
Roma dhuron spektakël ndaj Fiorentinës, festival golash në Olimpico dhe vendi i pestë në klasifikim