Autoritetet iraniane dhe libaneze bëjnë bilancin, mbi 5500 viktima në dy shtetet që nga fillimi i luftës 15/04 19:45
Rregullatori shëndetësor i Kanadasë miratoi sot vaksinën antiCOVID-19 të zhvilluar nga ndërmarrja britanike-suedeze “AstraZeneca” dhe Universiteti i Oxfordit, duke e bërë atë vaksinën e tretë që autorizohet në vend.
“Këtë mëngjes, Health Canada autorizoi vaksinën “AstraZeneca-Oxford”, tha kryeministri Justin Trudeau në një konferencë për shtyp, duke e quajtur atë një lajm shumë inkurajues në luftën e vendit kundër COVID-19.
Health Canada tregoi se vaksina e “AstraZeneca”-s tregoi një efikasitet prej rreth 62 % në parandalimin e rasteve simptomatike COVID-19 dy javë pas dozës së dytë.
Rregullatori miratoi përdorimin e saj për personat 18 dhe më të moshuar.
Top Channel