Rreth 506 mijë të prekur me COVID në 24 orë në SHBA

25/02/2021 16:53

Numri i personave të vdekur nga COVID-19 në SHBA është rritur me 505.945, prej të cilëve 3.247 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 28.336.782, me 74.803 raste të regjistruara në 24 orët e fundit.

Ndërkaq, të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregon se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur në 28.978.292, kurse ai i të vdekurve në 518.577.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me afro 3,55 milionë raste të konfirmuara dhe 50.972 të vdekur.

Në SHBA deri më tani janë vaksinuar mbi 66,4 milionë persona.

 

Top Channel