Pamjet/ Trazira në burgjet e Ekuadorit, dhjetëra të vdekur

25/02/2021 10:44

Ka shkuar në 79 numri i viktimave të të burgosurve pas kryengritjes në tre burgje në Ekuador.

Qindra oficerë policie dhe personel ushtarak u vendosën pasi luftimet e koordinuara midis bandave rivale shpërthyen në krahët e sigurisë maksimale të burgjeve të hënën në mbrëmje.

Autoritetet thanë se bandat filluan një betejë për udhëheqje brenda sistemit të burgjeve në dhjetor kur një udhëheqës i Los Choneros, i konsideruar banda më e fuqishme, u vra në një qendër tregtare disa muaj pasi u la i lirë.

Presidenti i Ekuadorit Lenin Moreno tha të martën ishte një “ditë tragjike për vendin” – pasi dhjetëra të burgosur u raportuan të vdekur – dhe fajësoi mbipopullimin brenda sistemit të burgjeve, si dhe mungesën e personelit dhe burimeve për të ndalur dhunën.

Në mesazhet e mëparshme, ai shprehu ngushëllimet e tij për familjet e të vrarëve dhe u zotua të kërkojë llogari nga përgjegjësit.

“Ajo që ndodhi dje nuk ishte rastësi,” tha Moreno në një video të postuar në Twitter. “Ai u organizua nga jashtë burgut, orkestruar nga ata që janë në mosmarrëveshje rreth udhëheqjes dhe trafikut të drogës nëpër territorin tonë kombëtar.”

Agjencia kombëtare përgjegjëse për burgjet (SNAI) tha se 37 të burgosur u vranë në qytetin bregdetar të Paqësorit, Guayaquil. Tridhjetë e katër të tjerë u vranë në Cuenca, qyteti i tretë më i madh i Ekuadorit dhe tetë u vranë në qytetin qendror të Latacunga.

Ambientet e paraburgimit ku ndodhën trazirat zënë 70 përqind të popullsisë së burgjeve të vendit.

FOTO GALERI
10/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA