Oficerja bukuroshe e policisë fiton Miss Anglia, për masat e bëshme (fotot)

25/02/2021 17:03

31 vjeçarja britanike Nicola Floss punon si detektive policie gjatë ditës, por tashmë është kurorëzuar dhe Miss Anglia e formave të bëshme.

Bukuroshja që lufton krimin, fitoi çmimin e parë në kompeticionin e quajtur ‘Miss Voluptuous England’ dhe thotë se bën këtë për të përhapur ndërgjegjshmërinë për ‘pozitivitetin e trupit’ gjatë pandemisë.

31- vjeçarja Nicola thotë se kërkon të shtyjë më tej “kufijtë, të thyejë stereotipet dhe të sfidojë limitet e botës së bukurisë femërore.

Fitorja e Nicolas është njëfarë reflektim i filmit të 2001 me Sandra Bullock ku protagonistja është një agjente e FBI që infiltrohet si konkurrente bukurie për kapjen e një terroristi.

Në fillim të muajit Nicola celebronte fitoren e saj me foto profesionale. Ajo shihet me një kostum banje blu me ruaza, me një veshje trupore të kuqe me krahë si dhe me një fustan të shkurtër me zbukurime.

Nicola fitoi në konkurrimin e mbajtur në mënyrë virtuale më 6 shkurt.

Bukuroshja e masave të mëdha tha: “Pandemia ka tronditur kombin por unë desha të bëj diçka për bamirësi dhe ku gjithkush të përfshihet. Është një fitore shumë e rëndësishme personale, aq më shumë në kohën e pandemisë”.

Ajo shton se kolegët e saj policë e kanë mbështetur plotësisht në fushatën e saj për vetëbesimin trupor.

Megjithse Nicola thotë se është në masë të shëndetshme, ajo shton se nuk mund të gjejë rrobat e preferuara në dyqanet e zakonshme. Ajo tregon se ka kaluar çrregullime në ushqim, dhe dismorfi trupore që i shkaktoi depresion e ankth, për të cilat pranoi ndihmë profesionale në moshën 25 vjeçare.

Ajo shpjegon: “Për mua personalisht ishte një ngritje e madhe pasi kam pasur një marrëdhënie negative me trupin tim por tashmë mund të ndihmoj të tjerë te kuptojne qe askush nuk mudn të jetë i përkryer”.

FOTO GALERI
1/5
Nicola Floss duke marre cmimin Miss Voluptuous England

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA