Motoristët si skllevër… Itali, kompanitë e shpërndarjes së ushqimeve në hetim

25/02/2021 14:14

Në Itali do të vendosen nën lupë kompanitë e shpërndarjes së ushqimeve, me një prokuror që thotë se shpërndarësit me motorë, pjesa më e madhe e të cilëve emigrantë, trajtohen praktikisht si skllevër.

Prokurorët në Milano thanë se katër kompani të mëdha shpërndarjeje në Itali kanë 90 ditë kohë për të përmirësuar trajtimin e shpërndarësve, duke u ofruar atyre motorë të sigurt, kompensim në rast aksidenti, kontrata pune dhe trajnime, në të kundërt do të përballen me pasoja. Autoritetet po ashtu lëshuan një total prej 733 milionë eurosh gjoba.

Prokurorja Tiziana Siciliano, tha se shpërndarësit përbëjnë një lidhje të rëndësishme pa të cilët bizneset nuk do të mund të funksiononin. Agjencitë italiane të lajmeve thanë se  tre nga katër kompanitë e paralajmëruara, kishin dhënë deklarata habie dhe pretendonin se ato u ofronin shpërndarësve fleksibilitet dhe siguri. Me kafenetë dhe restorantet e mbyllur tërësisht ose pjesërisht për muaj të tërë, për shkak të izolimeve nga pandemia, shpërndarësit janë ndër të paktët që nuk kanë munguar asnjëherë nëpër rrugët e qyteteve, të mëdha e të vogla, për ti mbajtur italianët të ushqyer dhe të sigurt në shtëpitë e tyre.

Katër kompanitë e paralajmëruara, kanë rreth 60 mijë shpërndarës që përdorin biçikleta apo motorë, dhe pjesa dërrmuese e tyre punojnë pa asnjë lloj kontrate, asnjë sigurim për pensionin, pa pushime të paguara, pa u njohur raportet në rast sëmundjeje dhe pa ndihmë në rast aksidentesh – tha prokurorja në Milano. Shpërndarësit në itali marrin rreth 4 euro për çdo rrugë. Hetimi nisi pas një aksidenti në 2019, në të cilin u përfshinë punonjës të këtyre kompanive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA