Momentet e rënda kur nëna 36 vjeçare goditet për vdekje me makinë për borxhin €70 ndaj trafikantëve (fotot)

25/02/2021 15:58

Pesë njerëz u burgosën sot në Britani për një total prej 78 vitesh për pjesën e tyre në vrasjen e hakmarrjes së një nëne të re, për borxhin 70 euro që i kishte bandës së trafikantëve.

36 vjeçarja Alison McBlain, vdiq prej plagëve të rënda kur u godit qëllimisht nga një Fiat Punto në një rrugë qendrore në Blackburn më 19 nëntor 2019.

Juria e Preston shpalli fajtorë Joshua Titterington, Karis Poynton, Dean Qayum e Kaylib Connolly për vrasjen e saj.

Një i akuzuar i petsë u shpall fajtor për vrasje nga pakujdesia.

Në gjykatë u tha se pak para sulmit, viktima McBlain dhe shoqeruesi  Rivers kishin rënë dakord për të blerë kokainë nga një bandë kriminale.

Por McBlain ishte larguar pa paguar paratë kështu që anëtarët e bandës nisën planin e tyre të hakmarrjes.

Drogat do të furnizoheshin nga Dean Qayum e Kaylib Connolly.

Me sa kuptohet Connolly drejtonte makinën, kurse Qayum, Titterington dhe një 16-vjeçar ishin pasagjerë kur u godit për vdekje McBlain.

Në gjykatë u tha sesi mjeti Punto, i drejtuar nga Connolly, ishte ngjitur mbi trotuar dhe kishte goditur McBlain e Christian Rivers pak pas orës 19.30. Gruaja vdiq disa ore me vone ne spital, me djalin e saj 13 vjecar prane krevatit.

Pesë fajtorët u dënuan me një total prej 78 vite e gjysmë.

FOTO GALERI
1/7
Pesë njerëz u burgosën sot në Britani për një total prej 78 vitesh për pjesën e tyre në vrasjen e hakmarrjes së një nëne të re

Top Channel