“Kjo është Amerika ime”, mjekja akuzohet për urrejtje ndaj një djali latin

25/02/2021 17:19
Mjekja anesteziste, Jennifer Susan Wright

Një mjeke ansteziste e njohur për mbështetjen e saj për ish-presidentin Donald Trump është akuzuar me krim urrejtje ndaj një personi latin, i cili u sulmua jashtë një supermarketi.

Incidenti ka ndodhur më 20 Janar, ditën e inagurimit të presidentit të ri Joe Biden në   Hialeah, një zonë në Majemi e njohur për popullsi të madhe kubano-amerikane. Personi ndodhej në një supermarket kur ai i kërkoi zonjës që të respektonte distancimin social.

Mjekja anesteziste, Jennifer Susan Wright e injoroi personin duke e detyruar të shprehej në anglisht. Në këtë moment thuhet se Wright është acaruar duke e quajtur viktimën “shpifje” dhe duke u shprehur se duhet të hiqej qafe atëherë kur ishte e mundur, referuar kështu politikës së Trump.

“Kjo nuk është Amerika e Biden, kjo është Amerika ime”, është shprehur ajo sipas gazetës The Herald.

Wright u arrestua javën e fundit në shtëpinë e saj në Miami Springs, ku ajo ishte e njohur si një mbështetëse e zjarrtë e Trump.

Top Channel