Kina mohon se ka kërkuar ‘test anal’ koronavirusi nga diplomatët e SHBA, pas satirës në rrjet (fotot)

25/02/2021 18:03

Pas disa raportimeve në mediat amerikane se diplomatëve në Kinë u ishte kërkuar të kryenin tamponin e ri ‘anal’ të koronavirusit, autoritetet e Pekinit u detyruan ta mohonin zyrtarisht, prej shumëfishimit të satirës në rrjetet sociale.

Disa qytete kineze kanë nisur tashmë procedurën e tamponeve anale, për të cilën ekspertët thonë se “shton masën e detektimit të njerëzve te infektuar”.

Vendi ka vënë tashmë nën kontroll pandeminë.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Zhao Lijian mohoi sot pretendimet duke thënë në një konferencë shtypi se “Kina nuk i ka kërkuar kurrë diplomatëve të SHBA të stacionuar në Kinë, të kryejnë tampone anale koronavirusi”.

Disa ditë më parë e përditshmja Washington Post shkruante se disa punonjës amerikanë në ishin detyruar të kryenin testet e pazakonta.

Tamponi anal përfshin futjen e tamponit të pambukut 3-5cm në anus (fundin e zorrës së njeriut) dhe rrotullimin e butë të tij.

Nuk bëhej e qartë sesa diplomatë amerikanë e kishin kryer këtë lloj testi, por Departamenti i Shtetit dha një prononcim zyrtar për çështjen.

“Departamenti i Shtetit nuk ka pranuar kurrë këtë lloj testimi dhe kemi protestuar te ministria e jashtme kineze kur mësuam se disa nga anëtarët e stafit ishin detyruar ta kryenin”, tha një zëdhënës për rrejtin Vice News.

Por në platformën sociale kineze Sina Weibo shumë përdorues bënin komeënte satirike. Një prej tyre thoshte: “Amerikanët janë shumë gojë-shqyer kur është fjala për Kinën, kështu që mund të ngatërrojnë tamponin oral me atë anal”.

Ndërsa të tjerë hidhnin poshtë vërtetësinë e pretendimeve  duke thënë se kjo është një tjetër thashethem për “diskreditimin e Kinës në mediat e tyre”.

FOTO GALERI
1/3
Procedura shoqerohet me instruksione te qarta perdorimi

Top Channel