Ish-e dashura vrau veten/ Nisin dyshimet e para për Boateng, futbollisti përfundon në polici

25/02/2021 10:01

Prokurorët gjermanë po hetojnë futbollistin Jerome Boateng pas vdekjes së ish-të dashurës së tij, Kasia Lenhardt e cila i dha fund jetës para pak javësh.

Çështja kundër Boateng, e cila u hap për herë të parë në vitin 2019 para se të ishte mbyllur vitin e kaluar, tani është rihapur nga prokurorët pasi dolën informacione të reja nga hetimet e policisë së Berlinit që pasuan vetëvrasjen e Lenhardt.

Boateng akuzohet për plagosjen me dashje të Lenhardt, në tetor 2019 – pak më shumë se një vit para ndarjes që përfundoi me vdekjen e saj në një apartament në Berlin në fillim të këtij muaji. Media gjermane “Bild” raporton se autopsia e modeles ka nxjerrë dëmtim të një prej veshëve të saj dhe ka dyshime se një dëmtim të tillë ia ka kryer 32-vjeçari gjerman.

Nëse gjithçka vërtetohet, atëherë Boateng do të akuzohet për plagosje. Kryeprokurorja e Mynihut ka deklarauar se kanë marrë disa informacione të reja në kontekstin e hetimit, që do të vijojë edhe më tej.

Boateng e kishte akuzuar Lenhardt për shantazh me akuza të rreme ndërsa ajo e akuzoi futbollistin për pabesi. Mbrojtësi i Bayern Munchen Boateng njoftoi ndarjen e tyre të Martën e kaluar (2 Shkurt) me anë të një postimi në Instgram ku tha se ishte i zhgënjyer me këtë vendim por duhet ta bënte.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA