Vlorë/ Banori i shqetësuar: Në rrugë ka rrjedhje të vazhdueshme uji nga tubat e çara

24/02/2021 21:31

Një banorë i Vlorës shkruan në numrin “Ti Raporton”, duke thënë se për një kohë të gjatë, rreth  pesë ose gjashtë vite, në një prej rrugëve të këtij qyteti ka rrjedhje të vazhdueshme uji nga tubacione të çara.

I shqetësuar, banori shkruan se ujësjellësi është në dijeni të kësaj ngjarje.

“Përshëndetje, ju shkruaj nga Vlora, ku prej më tepër se 5-6 vjetësh tek ky rrethrrotullim, tek zyra e punësimit ka rrjedhje të vazhdueshme uji nga tubacioni i çarë, për të cilin është në dijeni edhe ujësjellësi dhe tre drejtorët e ndërruar dhe nuk gjen zgjidhje. Ju lutem na ndihmoni me këtë problem”, shkruan banori i shqetësuar.

Në pamjet që ka dërguar duken qartazi rrjedhjet e ujit, në rrethrrotullim pranë zyrave të punësimit.

Përveç kësaj edhe rrugët rrezikojnë të prishen nga vërshimi i ujërave.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel