15/11 22:46
Ekipet e shpëtimit kanë zhvendosur me sukses 28 balena që kishin ngecur në një plazh të Zelandës së Re.
BBC e konsideron këtë plazh “famëkeq për balenat” sepse nuk është hera e parë që ngecin aty. Balenat pilot me pendë të gjatë ishin pjesë e një grupi me rreth 50 të tilla që u gjetën për herë të parë të hënën në Farewell Spit. Të paktën 15 kanë ngordhur.
Megjithatë, balenat e mbijetuara, të cilat u shpëtuan dy herë, kanë qëndruar afër bregut dhe mund të ngecin përsëri, thanë zyrtarët e botës së egër.
Top Channel