Zyrtarizohet transferimi i Muçit/ Shkon te Legia Varshava, Tirana merr 500 mijë euro dhe 10% të kartonit në rast të shitjes së tij

23/02/2021 20:02

Ernest Muci më në fund mund të thotë zyrtarisht se është një lojtar i Legias së Varshavës, pasi ka kaluar test mjekësore dhe pasi ka hedhur firmën në kontratën e re prej 4.5 vitesh, për një shifër prej 500 mijë euro që përfitoi skuadra e Tiranës, plus 10% të kartonit të tij dhe 100.000 euro bonus në rast që kjo skuadër shpallet kampione në Poloni.

Në një intervistë ekskluzive për Top Channel ai tregon këtë hap të tij të parë drejt Europës.

“Pas shume kohe mataron bisedime mes klubi Tirana dhe Legia u gjet marrëveshje e përbashkët, ofertën e solli agjenti im Shkumbin Qormemeti qe jam falënderues për çdo gjë qe ka ber dhe qe kjo trativ u mbyll me sukses”, tha Ernest Muci.

Pas vizitave mjekësore për më shumë se një orë Muci ka qenë në një takim me trajnerin e skuadrës polake.

Ndërkohë në të shkuarën historia e futbollistëve shqiptar nuk ka qenë aq e mirë tek skuadra Polake dhe sigurisht këtë gjë e vuan në një farë mënyrë Muci.

Kjo padyshim që është kontrata e jetës për një nga talentet më të mëdha të kampionatit shqiptar, i cili do të përfitojë në 4.5 vite një shumë prej afro 1 milion eurosh, ndërkohë që padyshim lë një gropë të madhe tek skuadra bardheblu.

Top Channel