Në Japoni u shënua një rënie rekord lindjesh në vitin 2020, duke u pakësuar në 872.683.

Ministria Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies përditësoi normat lidhur me lindjet vjetore, vdekjet dhe martesat. Sipas të dhënave të saj, vitin e kaluar norma e lindjeve në Japoni u pakësua në 872.683, duke rënë me 25.917 në krahasim me vitin 2019.

Këtë rënia në lindjet e reja ministria e cilësoi si një rënie rekord.

Ndërkohë  numri i vdekjeve në të gjithë vendin arriti në 1.384.544, duke u pakësuar me 9.373 në krahasim me një vit më parë ndërsa numri i martesave të regjistruara gjatë gjithë vitit u ul me 78.069 krahasuar me vitin 2019, duke arritur në 537.583.

Top Channel