Policia në rrugën e Bogdanëve në Tiranë, është problemi më i madh në këtë zonë.

Më parkimin e këtyre automjeteve të sekuestruara, policia ka vështirësuar jetën e banorëve. Por jo vetëm jetën e tyre por edhe punën e institucioneve, duke penguar qarkullimin. Arsyen se përse këto automjete ndodhen këtu e di vetëm policia.

Megjithatë, ne komunikuam edhe me drejtues të komisariatit, të cilët thanë se shumë shpejt këto automjete pritet të çohen në rezervat e shtetit, por pa na dhënë një afat.

Pak ditë më parë, punëtorët e kompanive që po rikonstruktojnë rrugën, detyroheshin që të punonin nën gomat e makinave të parkuara nga policia. Për pasojë, u mori më shumë kohë që të kryenin punimet.

Por ne do të rikthehemi përsëri në këtë rrugë, për të parë nëse policia do t’i heq këto automjete për të liruar qarkullimin.

 

Top Channel