Pamjet/ Ministria e Mbrojtjes turke: Avionët turq godasin me saktësi 100%

23/02/2021 13:32

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) postoi në llogarinë e saj në “Twitter” pamje nga operacionet e kryera nga Komanda e Forcave Ajrore.

“Operacionet ajrore, që kryhen nga Forcat tona Ajrore, realizohen pas një procesi gjithëpërfshirës përgatitor dhe me vëmendje shumë të madhe të personelit ekspert në fushën e vet”,- thuhet në shënimin që shoqëron videon.

Shembulli më konkret i suksesit, i cili vjen me punën në ekip, është goditja e objektivave të përcaktuar me 100% saktësi.

Momentet e goditjes së shënjestrave me saktësi 100% nga personeli i Forcave Ajrore janë shpërndarë në mediat sociale.

FOTO GALERI
9/35

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA