Ngacmonte seksualisht vajza nën moshën 16 vjeç/ Shpallet në kërkim mjeku shqiptar (EMRI)

23/02/2021 18:44

Ditën e sotme, policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një mjek i cili akuzohet për sulm seksual ndaj të miturve.

Në njoftimin e policisë, thuhet se kërkohet ndihma e qytetarëve për vendodhjen e Ramadan (Feriz) Sopajt nga Komuna Malishevë. Ndaj Sopajt rëndojnë dy akuza, ‘Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16-vjeç’ dhe ‘Sulm seksual’.

Mjeku në fjalë, ka punuar si mjek familje në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare ‘Shpëtim Robaj’ në Malishevë.

Kujtojmë se Sopaj, ishte akuzuar dhe për vepra të tjera penale, ku mes muajit gusht të vitit 2017 dhe prillit të vitit 2018, ai dyshohet se kishte shfrytëzuar postin e tij me qëllim përfitim në mënyrë të kundërligjshme.

Ai dyshohet se tabletat ose medikamentet e dhëna nuk i kishte përshtatur me përshkrimin e terapisë për pacientët, veprime këto në kundërshtim me Ligjin për shëndetësi të sektorit farmaceutik.

Top Channel