Dyndje në spitalet Covid/ Familjarë të shumtë që presin përgjigje mbi shëndetin e të afërmve të shtruar

23/02/2021 19:36

Opinioni publik u trondit një ditë më parë nga humbja e jetës së 18 vjeçari nga Memaliaj, i prekur me Covid dhe pa sëmundje të tjera. Gazetarja Juli Ristani ndodhet sot tek Spitali Infektiv, Covid 1, ku njihesh me histori njerëzore nga e gjithë Shqipëria.

I kam sjelle me dëshirë një palë ndërresa, një telefon, diçka për të pirë. Nuk na tha njeri, por i sollëm vetë.  Unë kam mamanë, jemi nga Kuçova. Nëna është 55 vjeç. Dje erdhëm këtu. Simptomat ishin temperaturë, rënie oksigjeni. Pastaj temperature u normalizua, ndërsa oksigjeni vetëm i binte. Këtu na thanë ta sjellim, pasi mjekët e Beratit nuk mund ta frenonin përkeqësimin e gjendjes. Këtu i ka të gjithë mjekët e specializuar, përfshi edhe zemrën, pasi mamaja vuan nga tensioni”, shprehet një qytetar.

Pasi presin tek rrethimi i spitalit, familjarët drejtohen për tek recepsioni, ku njihen me gjendjen shëndetësore të të afërmve të tyre.

Jam nga Kavaja. Kam shtruar vjehrrën me urgjencë mbrëmë në orën 11. Është 70 vjeç. I kam sjellë disa pampersa, se mos i duhen. Nuk kemi informacion deri tani, vetëm na thanë, hajdeni tërhiqni sendet personale. Na kanë thënë, se është në gjendje kritike për jetën. Çdo njeri bën ditët e veta dhe ne jemi të detyruar t’i shërbejmë deri në pikën e fundit”, shprehet një tjetër qytetar

Prej ditësh fatalitetet në vend janë mbi 10 ndërkohë që një ditë më parë 15 qytetarë humbën jetën dhe mbi 1000 rezultuan të infektuar me Covid 19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA