Britani, koronavirusi: Nga maji lejohet seksi me njerëz me të cilët nuk banoni në një shtëpi

23/02/2021 19:17

Qeveria britanike e kryeministrit Boris Johnson tha sot se nëse plani i daljes nga izolimi i koronavirusit nuk ka të papritura, nga muaji maj do të lejohen përsëri marrëdhëniet seksuale mes njerëzve të cilët nuk banojnë si çift në një shtëpi.

Mediat britanike ankoheshin se njerëzit “janë lënë të vuajnë për seks” pasi regullat e pandemisë ndalojnë përzierjet e njerëzve nga shtëpi të ndryshme, përveç disa rasteve të veçanta.

Por kjo mund të ndryshojë prej 17 majit, teksa ministrat po shikojnë mundësitë e zbutjes së rregullave të kontakteve sociale. Sipas planit të qeverisë britanike, njerëzit nuk do të lejohen vetëm në grupe prej gjashtë vetësh në ambjente të jashtme, por prej majit deri në 30 vetë.

Por në plan pranohet se ‘hapat e zbutjes së masave mund të avancohen më tej ose të sprapësohen, në varësi të situatës’.

Aty thuhet: “Në hapin 3, Qeveria do të zbusë kufizimet e kontakteve sociale duke lejuar publikun që të marrë vetë vendimet e informuara  personale. Njerëzit duhet të llogarisin vetë riskun, duke marrë në konsideratë nëse ata me të cilët takohen janë të vaksinuar apo jo”.

Më tej shtohet: “Qeveria do të vazhdojë të vlerësojë situatën e efikasitetit të vaksinave, duke përfshirë dhe atë te transmetimit i virusit. Me Hapin 3 Qeveria do të përditësojë informacionin këshillues për distancimin social mes miqve e familjarëve, si për shembull për përqafimet”.

Mediat vendase thonin thonin se me lehtësimet e 17 majit do të lejohet udhëtimi në të gjithë Britaninë, deri në 30 nejrëz do të lejohen të marrin pjesë në martesa, funerale e pritje të tjera, dhe nëse gjithçka shkon mirë, kufizimet do të hiqen tërësisht më 21 qershor.

Kryeminsitri Johnson tha: “Më në fund e kemi një objektiv që mund ta shikojmë para nesh. Një vit i vështirë mund t’i hapë rrugë shpejt një pranvere e vere shumë të ndryshme”.

FOTO GALERI
3/3
Mediat britanike ankoheshin se njerëzit “janë lënë të vuajnë për seks”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA