Arrestimi i gruas së El Chapos për trafik droge/ SHBA po i dërgon Meksikës një paralajmërim!

23/02/2021 19:11

“Momenti i arrestimit të bashkëshortes së El Chapos është mjaft interesant”, thotë Falko Ernst, analist pranë grupit ndërkombëtar te krizave.

Kjo pjesërisht për faktin se duket sikur po përcjell një mesazh nga Shtetet e Bashkuara që thotë se nuk ka hequr dorë nga mjetet tradicionale të arrestimit të figurave të profilit të lartë dhe përdorimi i tyre në SHBA nuk është aspak diçka e së shkuarës,  shton ai. Prokurorët meksikanë së fundi e anashkaluan ngritjen e akuzave kundër ish sekretarit të mbrojtjes, gjeneralit Salvador Cienf Uegos, i cili u arrestua në muajin tetor me të shkelur në aeroportin e Los Angeles për mbrojtje të një karteli droge.

Qeveria meksikane e Andrés Manuel López Obrador, arriti ta kthente mbrapsht me pretendimin se SHBA-ja veproi pa dijeninë e saj dhe dështoi të sillej si aleate. Emma Coronel Aispuro, e shoqja e bosit më famëkeq të karteleve në Meksike, Joaquín “El Chapo” Guzmán, u arrestua në Virginia nën akuzën e trafikut të drogës. 31 vjecarja me nënshtetësi amerikane, u prangos në aeroportin Dulles për planifikimin të dërgonte kokainë, metamfetaminë, heroinë dhe marijuanë per shpërndarje në SHBA.

FOTO GALERI
3/20

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA