Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë Veriore njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 813 teste të dyshuara për COVID-19 dhe prej tyre 509 kanë rezultuar pozitivë ose 18% e testeve të kryera.

Po ashtu në 24 orët e fundit betejën me koronavirusin e kanë humbuar 9 persona.

Ndërsa Instituti i Shëndetit Publik njofton se janë shëruar edhe 354 pacientë.

Top Channel