Studimi: Njerëzit me syze, tre herë më pak gjasa të preken nga Covid-19

22/02/2021 17:13

Njerëzit që mbajnë syze korrektuese të shikimit, kanë tre herë më shumë gjasa të mos preken nga Covid-19, sipas një studimi të ri në Indi.

Studiuesit kishin marrë 304 mostra nga pacientët me Covid-19 në spitalin e Kanpur Dehat, Uttar Pradesh, dhe zbuluan se prej tyre, vetëm 58 njerëz (ose 19 përqind) mbanin syze me numër gjatë ditës.

Duke krahasuar këto të dhëna me popullatën e gjerë, ata llogarisnin se ky grup njerëzish kishin 2.8 herë më pak gjasa të infektoheshin nga koronavirusi.

Autori i studimit Amit Kumar Saxena, optalmologjist nga programi i luftës ndaj verbërisë në Indi, sugjeroi se një arsye për zbulimet mund të jetë prekja ose fërkimi i i syve si një mënyrë e transmetimit të virusit.

Ai shtoi se virusi mund të kalojë nga lëngjet trupore që mbrojnë syrin, në pjesën e sipërme të fytit dhe më tej në mushkëri, dhe te njerzit qe mbajne syve kjo nodhte me pak pasi kane tendence te prekin me pak syte.

Studimi ende nuk ka marrë miratimet e nevojshme por është bazuar në raportimet e pacientëve nëse përdorin syze apo jo si dhe në obserbimet klinike.

Autorët theksonin  se numri i pacientëve të testuar ishte relativisht i vogël dhe studimi u bë në një periudhë të shkurtër. Kjo pasi ishte nevoja për të studiuar faktorë të tjerë si ato socio-ekonomikë, që sugjerojnë se nejrëzit nuk mbajnë syze kanë më pak të ardhura apo janë më pak të arsimuar se grupi tjetër.

Pacientët ishin me moshë 10 deri në 80 vjeç dhe asnjë prej tyre nuk ishte sëmurë rëndë me koronavirus. Studiuesit zbuluan se njerëzit e preknin fytyrën e tyre rreth 23 herë çdo orë, mes të cilave tre herë preknin sytë.

FOTO GALERI
3/3
Një arsye për zbulimet mund të jetë prekja ose fërkimi i i syve si një mënyrë e transmetimit të virusit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA