“Mos e shiko, mbylle dritaren dhe vetëm të lutemi….”/Reagimi i pasagjerëve të United Airlines kur motori i avionit shpërtheu në ajër

22/02/2021 10:13

Shpërthimi i United Flight 328 ndodhi menjëherë pas ngritjes së avionit të shtunën.

Diçka kishte shkuar qartë keq. Disa nga 241 personat në fluturim nga Aeroporti Ndërkombëtar Denver për në Honolulu hapën dritaret e tyre për të parë motorrin që kishte marrë flakë dhe pjesët e avionit që copëtoheshin. Të tjerët mbyllën dritaret, përqafuan të dashurit e tyre dhe u lutën. Mijëra metra poshtë në një periferi të Denverit, njerëzit në tokë vrapuan për të shmangur copat e avionit që binin papritmas në tokë.

Pilotët, me një manovrim emergjence u kthyen përsëri në aeroport dhe zbarkuan në mënyrë të sigurt aeroplanin Boeing 777-200. Fatmirësisht, nuk u raportuan të lënduar në ajër ose në tokë.

CNN intervistoi pasagjerët, që tregojnë se incidenti frikësoi të gjithë. “Ne pamë njëri-tjetrin, gruaja ime dhe unë, u kapëm për dore dhe thjesht uruam që fëmijët tanë t’i shohim përsëri”, tha një pasagjer.
Kishte një bum të madh dhe llojin e zhurmës që nuk dëshiron ta dëgjosh kur je në aeroplan“, tha Loock, i cili po fluturonte me gruan e tij. “U frikësova shumë kur pashë që motori nga ana ime po mungonte“.

Vena tha se profesionalizmi i ekuipazhit i qetësoi ata, por ai tha se ishte ende i shqetësuar. “Unë thjesht u shqetësova për fëmijët e mi që nul ishin me ne. Ishte hera e parë që largoheshim prej tyre“.
Fillimisht mendoj se ishte shumë panik“, tha Dan Smith nga Portland, “por mendoj se njerëzit bënë një punë të mirë për t’u qetësuar“.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA