“Paga minimale është rritur me 36%”/ Rama: Mos harrojmë çfarë kaluam…për të gjithë ata që duan të punojnë, nuk ka kohë për pushim

22/02/2021 08:36

Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale një video ku tregon disa prej sfidave që ka kaluar vendi ynë që nga tërmeti i 26 nëntorit e deri tek pandemia.

Në këtë postim Rama ka treguar edhe arritjet që sipas tij ka bërë qeveria që ai drejton. Sipas Ramës shumë persona mund të jenë të pakënaqur se nuk janë përmbushur pritshmëritë e mandatit të dytë, por dhe vetë ai nuk është i kënaqur.

Rama thotë se ka ende punë për të bërë, duke kërkuar kështu mandatin e tretë për të vijuar punën e nisur.

“Kemi marrë goditje të rënda dhe jemi përballur me sfida të mëdha.

E di që disa prej jush jeni të pakënaqur që nuk janë përmbushur të gjitha pritshmëritë e këtij mandati të dytë.

As unë s’jam i kënaqur, jo sot, por asnjëherë! Por të mos harrojmë çfarë kemi hequr në çdo hap në këto kohë kaq të mallkuara.

Paga minimale është rritur me një të tretën,plot 36% që nga fillimi i punës nën drejtimin tonë.

Bluzat e bardha dhe mësuesit paguhen sot shumë më mirë.

Taksa për afro 100 mijë biznese të vogla është bërë zero.

Kantieret e ndërtimit janë më të shumtë se asnjëherë tjetër nëpër të gjithë Shqipërinë.

Nga ky janar paga minimale sapo u rrit me 15%.

Ka nisur aplikimi për naftën pa taksa për 70 mijë fermerë të regjistruar.

Pavarësisht krizave reale dhe të thella nga tërmeti deri te pandemia dhe pengesave artificiale e të shumta nga politika,

ne kemi vazhduar të shkojmë përpara.

Për të gjithë ata që duan të punojnë, jo të flenë apo të shikojnë me sy hapur ëndrra që i kanë zhgënjyer shqiptarët më shumë se njëherë, nuk ka kohë për pushim.” ka thënë Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA