“Jemi si dita me natën krahasuar me 7 vite më parë”/ Rama publikon foto para dhe pas rinovimit të Dispanserisë

22/02/2021 14:26

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin social facebook pamjet e godinës së Dispancerisë së Tiranës para dhe pas rinovimit.

Krahas këtyre fotove Kryeministri shkruan se: “Mos të mërziten ata që s’duan të shikojnë, sepse këto pamje nga infrastruktura e shëndetësisë shqiptare, si ishte deri 7 vjet më parë e si është sot, janë shumë dhe duhen shumë ditë për t’i ekspozuar në funksion të freskimit të kujtesës”.

Më tej kryeministri shton se  ka akoma shumë për të bërë, por sipas tij, “kush thotë se këtu ku jemi, nuk është si dita me natën me ku ishim deri vetëm 7 vjet më parë, duhet ndihmuar të freskojë kujtesën”.

Kryeministri Rama postim ne facebook:

Mos të mërziten ata që s’duan të shikojnë, sepse këto pamje nga infrastruktura e shëndetësisë shqiptare, si ishte deri 7 vjet më parë e si është sot, janë shumë dhe duhen shumë ditë për t’i ekspozuar në funksion të freskimit të kujtesës.
Nuk është qëllimi i këtij ekspozimi as për t’u mburrur e as për të kërkuar duartrokitje, sepse ka kaq shumë akoma për të bërë sa unë jam i pakënaquri më i madh me ku jemi! Por ama kush thotë se këtu ku jemi, nuk është si dita me natën me ku ishim deri vetëm 7 vjet më parë, duhet ndihmuar të freskojë kujtesën, që ta kuptojë pa asnjë mundim se jemi në rrugën e duhur dhe duhet vetëm të mos ndalemi.
#SkaKohëPërPushim
*Dispanceria, Tiranë

FOTO GALERI
1/16

Top Channel