24/11 22:56
Një 27-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar ditën e sotme në Itali pasi tentoi të vriste ish-të dashurën e tij 20-vjeçare.
Viktima ishte me origjinë nga Greqia dhe mbrëmjen e së dielës mori plagë të rënda me thikë në qafë, gjoks dhe bark. Policia njofton se ka gjetur thikën e përdorur në sulmin e ndodhur në rrugë, raporton media italiane Ansa.
Gruaja u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin Mauriziano të Torinos. Aktualisht, ajo po trajtohet në një tjetër spital dhe ndodhet në kujdes intensiv pasi qëndroi 6 orë në sallë operimi.
Kirurgët riparuan plagët në mushkëritë, qafën dhe gjoksin e saj. Sulmi ndodhi në Largo Marconi, jo shumë larg shtëpisë së 20-vjeçares.
Top Channel