I dashuri shpallet fajtor për vrasjen me pagesë të 28-vjeçares shtatzënë

22/02/2021 21:35

I dashuri i një gruaje të re shtatzënë në Afrikën e Jugut, vrasja makabre e së cilës shkaktoi protesta të gjera në vend kundër dhunës ndaj grave, është shpallur sot fajtor nga një gjykatë në Johannesburg.

Ntuthuko Ntokozo Shoba akuzohet për planifikimin e vrasjes së 28-vjecares Tshegofatso Pule dhe pagesën për dorëzin e vrasjes.

Trupi i të resë shtatrzënë u gjet i varur në një pemë dy vjet më parë, me plagë të shumta thike.

Javën e kaluar gjyakta e Johannesburg dënoi një tjetër njeri, Mzikayise Malephane, me 20 vjet burgim pasi pranoi vrasjen e zonjushës Pule.

Sipas marrëveshjes me akuzën, 31 vjeçari Malephane, tha se i ishin ofruar 7,000 rand afrikano-jugorë ($500) nga Shoba për të kryer vrasjen por ai kishte refuzuar. Oferta më pas ishte ngritur deri në 70,000 rand, kur dhe ai kishte pranuar.

Malephane tha në gjykatë se i dashuri i viktimës Shoba “nuk dëshironte që gruaja e tij të mësonte për fëmijën e pritur nga viktima”.

Prokurorët arrestuan Shoba vetëm javës që shkoi, me akuzat e vrasjes, bashkëpunimit në vrasje dhe pengim të drejtësisë.

32 vjeçari i prangosur nga duart e nga këmbët, mbante një kostum të zi dhe këmishë të bardhë në paraqitjen e parë para gjykatës.

Xhaxhai i zonjushës Pule, Tumisang Katake tha se teksa shihte Shoba në gjykatë “i rihapeshin plagët që kishin nisur të shëroheshin.”

Ai shtoi se familja e dinte që Pule shoqërohej me Shoba, por nuk e dinin “çfarë lloj marrëdhënie ata kishin”.

Më 5 qershor 2019 trupi  Pule u gjet i varur në një pemë në zonën Roodepoort, në një akt që shkakoi zemërim të gjerë dhe protesta, në një nga vendet me përqindjen më të madhe të dhunës dhe vrasjeve të grave.

Në një reagim, Presidenti Cyril Ramaphosa bëri një deklaratë ku dënonte dhunën ndaj grave duke thënë se pandemia e kishte bërë më të vështirë jetën për gratë.

Pas një serie femicidesh vitin e kaluar, Presidenti Ramaphosa tha se Afrika e Jugut ishtë “një nga vendet më të sigurta në botë për të qenë grua”.

Seanca e ardhshme e gjyqit të Shoba është caktuar më 1 mars.

FOTO GALERI
2/7
Vrasja makabre shkaktoi protesta të gjera në vend kundër dhunës ndaj grave

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA