Kryebashkiaku i Hjustonit ka kërkuar që shteti i Teksasit të paguajë, në disa raste, faturat astronomike të energjisë që u kanë shkuar banorëve gjatë acarit të javës së shkuar.
Fatura duhet ti shkojë shtetit të Teksasit, tha Sylvester Turner për CBS Neës. Disa banorë kanë raportuar fatura prej 16 mijë dollarësh, për disa ditë përdorim të energjisë. Temperaturat ranë në një nivel që nuk ishte parë prej 30 vitesh, në -18 gradë celcius.
Pjesa më e madhe e Teksasit, që zakonisht kalon dimra të butë, u mbulua nga bora.Moti i pazakontë në disa shtete jugore amerikane, i ka marrë jetën të paktën 70 personave. Teksasi po e rimerr veten nga acari por shumë banorë duhet të vazhdojnë të ziejnë ujin për shkak të frikës së kontaminimit. Miliona teksanë ndërkohë kanë përjetuar ndërprerje të energjisë elektrike. Tani energjia është kthyer thuajse në të gjithë shtetin, por rreth 30 mijë klientë janë ende pa energji elektrike.
Teksasi ka një treg të çrregullt energjetik duke i lejuar konsumatorët të zgjedhin mes një numri furnizuesish. Pjesa më e madhe kanë plane të fiksuara pagesash, por ndërsa temperaturat u rritën, shumë tarifa të ekzagjeruara u aplikuan. Një banor i Dallasit dhe veteran i ushtrisë, Scott Willoughbby,tha se ai kishte marrë një faturë 16 mijë dollarëshe, që i kapërcente edhe kursimet e jetës së tij.
Top Channel