Covid “tregohet mizor”! I merr jetën 18-vjeçarit, pa asnjë sëmundje tjetër dhe një 32-vjeçareje shtatzënë nga Elbasani!

22/02/2021 14:05

TIRANË- Një 18-vjeçar nga Memaliaj i, ka humbur jetën në Spitalin Covid 2 , për shkak se ishte prekur nga koronavirusi. Mësohet se 18-vjeçari Qamil Seiti kishte 100% të mushkërisë të prekur nga covid kur ka mbërritur në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe kjo gjë ka bërë që i riu të humbiste jetën.

18-vjeçari ishte shtruar prej të paktën një jave tek Sanatoriumi ndërsa prej ditësh ishte në intubim. Gjendja e tij u rëndua, ndërsa sot ai ka ndërruar jetë. Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se 18-vjeçari nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese. I infektuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, është edhe babai i 18-vjeçarit. Ndërsa nëna e tij është shëruar.

Ndërkohë një tjetër rast i rëndë është shënuar sot në spitalin “Shefqet Ndroqi” ku një 32-vjeçare po nga qyteti i Elbasanit ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit. Mësohet se e reja ishte shtatzënë dhe për shkak të gjendjes së rënduar, mjekët janë detyruar që të nxjerrin foshnjën me ndërhyrje cezariane, edhe pse në muajin e shtatë. Gruaja nuk ka mundur të mbijetojë, por fëmija gëzon shëndet të plotë. Ajo ndodhej e shtruar prej disa ditësh dhe nuk kishte sëmundje të tjera shoqëruese.

Sipas ekspertëve, në Shqipëri ka dyshime të forta që kanë hyrë dy mutacionet e tjera të virusit covid-19, ai britanik dhe ai më i rëndi i Afrikës së Jugut. Autoritetet kanë dërguar disa mostra në Britani, për tu analizuar në mënyrë që të dalin në konfirmim zyrtarë lidhur me variantet e reja në vendin tonë. Sipas ekspertëve kjo shpjegon edhe infektimet e larta, si dhe rritjen e fataliteteve në Shqipëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA