Tjetër rast i rëndë! Covid i merr jetën edhe një 32-vjeçareje shtatzënë nga Elbasani! Mjekët i sollën në jetë foshnjën para kohe

22/02/2021 14:26

TIRANË- Një tjetër rast tragjik është shënuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku një 32-vjeçare ka ndërruar jetë për shkak të koronavriusit.

Mësohet se 32-vjeçarja  nga Elbasani, ishte shtatzënë dhe mjekët janë detyruar që të bëjnë një ndërhyrje “prerje çezariane” për të mbajtur fëmijën në jetë.

Megjithatë 32-vjeçarja nga Elbasani nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të përkeqësimit të shëndetit nga koronavriusi.

Mësohet se fëmija ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe është marrë nga familjarët që ditën e premte.

Po ditën e sotme në spitalin “Shefqet Ndroqi” ndërroi jetë një 18 vjeçar po nga Elbasani. Sipas burimeve i mituri nuk kishte asnjë problem tjetër shëndetësor, por sëmundja kishte agravuar në 100% të mushkërisë së tij duke i marrë jetën. E gjithë familja e 18-vjeçarit po ashtu është e infektuar, por mësohet se nëna e tij ka lënë spitalin ndërsa babai ndodhet ende tek Covid 2.

Top Channel